• петок, 15 мај 2026

Pentagon: Lufta në Iran deri më tani i ka kushtuar SHBA-së, 29 miliardë dollarë

Pentagon: Lufta në Iran deri më tani i ka kushtuar SHBA-së, 29 miliardë dollarë

Uashington, 12 maj 2026 (MIA) - Lufta e SHBA-së në Iran deri më tani ka kushtuar 29 miliardë dollarë, 4 miliardë dollarë më shumë se vlerësimi i muajit të kaluar, njoftoi një zyrtar i lartë i Pentagonit.

Xhuls Herst, drejtori financiar në detyrë i Pentagonit, sot para ligjvënësve tha se shifra e re përfshin shpenzime të azhurnuara për riparimet dhe zëvendësimet e pajisjeve, si dhe shpenzimet operative. Ai e paraqiti raportin së bashku me sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Pit Hegseth dhe kryetarin e Shtabit të Përbashkët, Den Kejn.

Mbetet e paqartë se si Pentagoni arriti në shifrën e saktë prej 29 miliardë dollarësh. Në mars, një zyrtar deklaroi për "Rojters" se administrata e Trampit vlerësoi se vetëm gjashtë ditët e para të luftës kishin kushtuar të paktën 11.3 miliardë dollarë.

Shifrat vijnë vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve të Kongresit të SHBA-së. Demokratët, të cilët po shkojnë mirë në sondazhe, po përpiqen ta lidhin luftën në Iran me shpenzimet e rritje së jetesës për qytetarët amerikanë, ndërsa republikanët e presidentit Donald Tramp përballen me një betejë të vështirë për të ruajtur shumicën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан