Pastrohet rrëshqitja e dheut në rrugën Katllanovë - Veles, normalizohet trafiku
- Që nga ora 10:30, rrëshqitja e dheut në aksin rrugor A1 Katllanovë - Veles është pastruar, trafiku është normalizuar dhe po zhvillohet në dy korsi - njoftoi sot LAMM.
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Që nga ora 10:30, rrëshqitja e dheut në aksin rrugor A1 Katllanovë - Veles është pastruar, trafiku është normalizuar dhe po zhvillohet në dy korsi - njoftoi sot LAMM.
Mëngjesin e sotëm, që nga ora 8:40, për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën A1 Katllanovë - Veles, 2.5 kilometra pas pompës së benzinës "Detoil", trafiku është zhvilluar në një korsi me një gjatësi prej 20 deri në 25 metra.
Foto: Veles