Parlamenti rumun i votoi mosbesim qeverisë së Bolozhanit
- Parlamenti i Rumanisë i votoi mosbesim qeverisë, së udhëhequr nga Ilija Bolozhan, pas iniciativës së përfaqësuesve të Partisë Sociademokrate (PSD), Aleancës për Bashkimin e Rumunëve (AUR) dhe PACE - Rumania në vendin e parë, njoftuan mediumet rumune.
Bukuresht, 5 maj 2026 (MIA) - Parlamenti i Rumanisë i votoi mosbesim qeverisë, së udhëhequr nga Ilija Bolozhan, pas iniciativës së përfaqësuesve të Partisë Sociademokrate (PSD), Aleancës për Bashkimin e Rumunëve (AUR) dhe PACE - Rumania në vendin e parë, njoftuan mediumet rumune.

Gjithsej 281 deputetë votuan për propozimin, katër deputetë ishin kundër, ndërsa tre vota ishin të pavlefshme, njoftoi "Axherpres".
Propozimi për votimin e mosbesimit, me titull "STOP për planin e Bolozhanit" për shkatërrimin e ekonomisë, varfërimin e popullatës dhe shitjen ilegale të pronës shtetërore", e kanë nënshkruar 254 deputetë. bsh/