• среда, 08 април 2026

Para deputetëve propozimi për emërimin e kryetarit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë

Para deputetëve propozimi për emërimin e kryetarit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë

Shkup, 8 prill 2026 (MIA) – Kuvendi sot në seancën e 97-të, duhet të vendosë për emërimin e kryetarit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), për të cilin pozicion si kandidat i propozuar është Aco Ristovi në vendfn e Marko Bislimoskit, si dhe për propozimi për emërimin e Ana Mitreskës dhe Igor Veliçkovskit si zëvendësguvernatorë të Bankës Popullore.

"Aco Ristov është inxhinier i diplomuar elektroteknik me shumë vite përvojë pune dhe projektesh në sektorët e energjisë, hidroenergjisë, furnizimit me ujë, trajtimit të ujit, minierave dhe sistemeve të infrastrukturës. Një menaxher me përvojë në menaxhimin e projekteve komplekse të ndërtimit, energjisë dhe industrisë, duke përfshirë hidrocentrale, sisteme elektroenergjetike, impiante trajtimi, sisteme pompimi dhe infrastrukturë industriale. Ai posedon kompetenca të forta në menaxhimin e projekteve, koordinimin teknik, mbikëqyrjen dhe planifikimin strategjik. Ristovi është anëtar i Odës së arkitektëve të certifikuar dhe inxhinierëve të certifikuar të Maqedonisë me autorizime A për projektimin, mbikëqyrjen dhe ndërtimin e ndërtesave të kategorisë së parë", thekson Komisioni për zgjedhje dhe emërime në propozim- vendimin që miratoi më 17 të muajit të kaluar.

Në rendin e ditës të seancës janë edhe Propozim- ligji për Këshillin e Prokurorëve publikë, Propozim- ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në lexim të parë, Propozim- ligji për ndryshimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike dhe Propozim- ligji për ndryshimin e Ligjit për akcizat, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Deputetët, në vazhdim të seancës së 90-të, duhet të diskutojnë edhe Propozim- ligjin për ndryshimin e Ligjit për kontrollin kufitar, në lexim të parë.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан