Panair Universitar "Study in Greece" në Shkup
- Ambasada e Greqisë, në bashkëpunim me NOVA International School Shkup, sot do të organizojë panairin universitar "Study in Greece", në të cilin do të prezantohen mundësitë akademike që ofrojnë universitetet shtetërore greke për studentët ndërkombëtarë.
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Ambasada e Greqisë, në bashkëpunim me NOVA International School Shkup, sot do të organizojë panairin universitar "Study in Greece", në të cilin do të prezantohen mundësitë akademike që ofrojnë universitetet shtetërore greke për studentët ndërkombëtarë.
Në panairin do të marrë pjesë Platforma Study in Greece, së bashku me përfaqësues nga pesë universitete kryesore shtetërore greke, të cilët do të prezantojnë programe universitare dhe pasuniversitare në gjuhën angleze. Vizitorët do të mund të informohen për kushtet për pranim, bursat e disponueshme, jetën studentore, si dhe për avantazhet e marrjes së një diplome të njohur ndërkombëtarisht në Greqi.
Organizatorët theksojnë se studimi në Greqi mundëson arsimim me cilësi të lartë në një mjedis akademik modern, i cili kombinon teorinë, kërkimin dhe punën praktike. Universitetet shtetërore greke ofrojnë qasje në biblioteka dhe burime të pasura, laboratorë modernë, si dhe një jetë aktive studentore.
Greqia, si një destinacion studimi, shquhet gjithashtu për mjedisin e saj të sigurt, tarifat e shkollimit të përballueshme, kostot e jetesës të përballueshme dhe infrastrukturën e zhvilluar. Në ngjarjen e cila do të mbahet nga ora 15 deri në 17 në NOVA International School, janë të ftuar nxënës të shkollave të mesme, studentë, prindër dhe këshilltarë karriere që duan të eksplorojnë mundësitë për arsim të lartë në Greqi. ls/
Foto: Ambasada e Greqisë