• сабота, 21 февруари 2026

Pallati mbretëror britanik do të bashkëpunojë me policinë për lidhjen mes Endrju dhe Epstin

Pallati mbretëror britanik do të bashkëpunojë me policinë për lidhjen mes Endrju dhe Epstin

Londër, 10 shkurt 2026 (MIA) - Pallati mbretëror britanik është i gatshëm t'i ndihmojë policisë nëse kontaktohet për lidhjet e ish princit Endrju me financierin dhe shkelësin seksual të ndjerë amerikan Xhefri Epstin, deklaroi zëdhënësi i pallatit.

Mbreti Çarls qartë e shprehu "bengën e tij të thellë" për akuzat që vazhdojnë të paraqiten për sjelljen e vëllaut të tij Endrju, deklaroi zëdhënësi i pallatit.

"Ndërsa akuzat specifike në fjalë janë një çështje për Mauntbaten-Vindzor, nëse na kontakton policia e rajonit Thames Valley, ne jemi të përgatitur t'i ndihmojmë ata", tha zëdhënësi për mediat.

Policia në rajonin Thames Valley kumtoi se po heton një pretendim që përfshinte një grua e cila u soll në rezidencën e Endrju, si dhe dokumente që dyshohet se janë ndarë me Epstin.

Vëllau i mbretit e shfrytëzon mbiemrin familjar Mauntbaten-Vindzor pasi mbreti gjatë vitit të kaluar ia mori titullin princit për shkak të zbulimeve të mëparshme për lidhjen e tij me Epstin. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан