Pallati mbretëror britanik do të bashkëpunojë me policinë për lidhjen mes Endrju dhe Epstin
- Pallati mbretëror britanik është i gatshëm t'i ndihmojë policisë nëse kontaktohet për lidhjet e ish princit Endrju me financierin dhe shkelësin seksual të ndjerë amerikan Xhefri Epstin, deklaroi zëdhënësi i pallatit.
Londër, 10 shkurt 2026 (MIA) - Pallati mbretëror britanik është i gatshëm t'i ndihmojë policisë nëse kontaktohet për lidhjet e ish princit Endrju me financierin dhe shkelësin seksual të ndjerë amerikan Xhefri Epstin, deklaroi zëdhënësi i pallatit.
Mbreti Çarls qartë e shprehu "bengën e tij të thellë" për akuzat që vazhdojnë të paraqiten për sjelljen e vëllaut të tij Endrju, deklaroi zëdhënësi i pallatit.
"Ndërsa akuzat specifike në fjalë janë një çështje për Mauntbaten-Vindzor, nëse na kontakton policia e rajonit Thames Valley, ne jemi të përgatitur t'i ndihmojmë ata", tha zëdhënësi për mediat.
Policia në rajonin Thames Valley kumtoi se po heton një pretendim që përfshinte një grua e cila u soll në rezidencën e Endrju, si dhe dokumente që dyshohet se janë ndarë me Epstin.
Vëllau i mbretit e shfrytëzon mbiemrin familjar Mauntbaten-Vindzor pasi mbreti gjatë vitit të kaluar ia mori titullin princit për shkak të zbulimeve të mëparshme për lidhjen e tij me Epstin. sa/
Foto: MIA arkivi