Palestinezët votojnë në zgjedhjet lokale
- Palestinezët sot votojnë në zgjedhjet lokale, duke përfshirë edhe në Rripin e Gazës, për herë të parë në dy dekada. Pritet që votimi të tregojë atmosferën në territoret palestineze në kohën kur qeveria izraelite tenton ta parandalojë çdo përpjekje për shtetin palestinez.
Gazë, 25 prill 2026 (MIA) - Palestinezët sot votojnë në zgjedhjet lokale, duke përfshirë edhe në Rripin e Gazës, për herë të parë në dy dekada. Pritet që votimi të tregojë atmosferën në territoret palestineze në kohën kur qeveria izraelite tenton ta parandalojë çdo përpjekje për shtetin palestinez.
Vetëqeverisja palestineze me seli në Bregun Perëndimor shpreson se përfshirja simbolike në qytetin Deri-al Balah në Gaza në zgjedhje do të ndihmojë në përforcimin e kërkesës së saj për vendosje të pushtetit mbi territorin e shkatërruar nga lufta, i cili është nën udhëheqjen e Hamasit nga viti 2007.
Banorët e Gazës, të cilët ende luftojnë për t'i plotësuar nevojat e tyre bazë në enklavën e shkatërruar nga lufta, e mirëpritën mundësinë të votojnë.
Prej në tetor kur hyri në fuqi armëpushimi, i ndërmjetësuar nga SHBA, bisedat periodike të udhëhequra nga Uashingtoni arritinë një progres të vogël ndaj marrëveshjes që do të siguronte mbikëqyrje ndërkombëtare të Gazës. Qeveritë evropiane dhe izraelite gjerësisht e mbështetën kthimin e mundshëm të pushtetit të Autoritetit palestinez ndaj Gazës dhe vendosjen e shtetit të pavarur palestinez që i përfshin Gazën, Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor, ku vetëqeverisja palestineze ka vetëqeverisje të kufizuar nën pushtimin izraelit.
Diplomatët perëndimorë thanë se zgjedhjet lokale mund të hapin rrugën për zgjedhjet e para kombëtare në gati dy dekada dhe të ndihmojnë në avancimin e reformave për të rritur transparencën dhe llogaridhënien, të cilat Autoriteti Palestinez thotë se tashmë janë duke u zhvilluar.
Këto janë zgjedhjet e para palestineze që mbahen pasi filloi lufta në Rripin e Gazës para më shumë se dy vitesh.
Zgjedhjet komunale në Bregun Perëndimor, sërish, për herë të fundit u mbajtën para katër vitesh.
Në Deir al-Balah, i cili pësoi më pak dëme gjatë luftës sesa qytetet e tjera në enklavë, ndërtesat janë të mbushura me postera të kandidatëve. Disa kuti votimi do të vendosen në tenda dhe votimi do të përfundojë dy orë më herët për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike.
Disa fraksione palestineze po bojkotojnë zgjedhjet në shenjë proteste kundër kërkesës së Autoritetit Palestinez që kandidatët të mbështesin politikat e tij, të cilat përfshijnë njohjen e "shtetit të Izraelit".
Hamasi, i cili ka sunduar me Gazën për gati dy dekada, nuk ka nominuar zyrtarisht asnjë kandidat, por një nga listat në zgjedhjet e Deir al-Balah mendohet të jetë e lidhur me ta.
Analistët thonë se suksesi i kandidatëve të lidhur me grupin e armatosur mund të jetë një tregues i popullaritetit të tij. Shumica e kandidatëve, përfshirë ata në Bregun Perëndimor, po kandidojnë nën udhëheqjen e Fatahut, lëvizjes kryesore politike që qëndron pas Autoritetit Palestinez, ose si të pavarur.
Hamasi tha se do të respektonte rezultatet, dhe burime palestineze thanë para votimit se policia civile e grupit do të vendoset për të ruajtur qendrat e votimit në Gaza.
Komisioni Qendror Zgjedhor Palestinez tha se më shumë se një milion palestinezë, përfshirë 70,000 në Gaza, kishin të drejtë vote, dhe rezultatet priten sonte vonë ose nesër. sa/
Foto: EPA