• петок, 15 мај 2026

Pacienti zero, i cili u infektua me hantavirus në kroçeren "Hondius" ka qenë ornitolog holandez

Pacienti zero, i cili u infektua me hantavirus në kroçeren

Amsterdam, 10 maj 2026 (MIA) - U identifikua pacienti zero, i infektuar me hantavirus në kroçeren Hondius - bëhet fjalë për një holandez 70-vjeçar, i cili ka qenë ornitolog, si dhe bashkëshortja e tij, me të cilën ka udhëtuar në disa vende jugoamerikane, njoftoi sot televizioni BFM.

Të dy kanë vdekur, ndërsa thuhet se ata kanë vizituar një depo argjentinase, për të vëzhguar një shpend të rrallë.

Holandezi Leo Shilperord, i cili i pari ka shfaqur simptome të hantavirusit, ka vdekur më 11 prill në anijen Hondius, kroçere ku ka udhëtuar me bashkëshorten e tij Miriam. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан