Pa ujë rrugët "Todor Aleksandrov", "Partenij Zogravski" dhe "Perisha Saveliq"
- Pa ujë sot nga ora 08:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve "Todor Aleksandrov", "Partenij Zogravski" dhe "Perisha Saveliq" në komunën Qendër.
Shkup, 12 janar 2026 (MIA) - Pa ujë sot nga ora 08:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve "Todor Aleksandrov", "Partenij Zogravski" dhe "Perisha Saveliq" në komunën Qendër.
Nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizim"-Shkup informojnë se ndërprerja e furnizimit me ujë bëhet për shkak të lidhjes së rrjetit të vjetër me të ri f 200 mm në rrugën "Todor Aleksandrov" pn.
Furnizimi do të ndërpritet deri në përfundimin e ndërhyrjes. sa/
Foto: MIA arkivi