Përfundon epoka e marrëveshjeve dyalëshe për kufizimin e armëve bërthamore
- Edhe krahas mospajtimeve nëse Marrëveshja STARTI i Ri (Strategic Arms Reduction Treaty) mes SHBA-së dhe Rusisë ka përfunduar në mesnatë ose do të ndërpritet validiteti i tij për disa orë, bota po hyn në një fazë të re të garës bërthamore. Derisa Moska shpreh keqardhje për shkak të asaj se nuk është arritur marrëveshje e re ose vazhdim i validitetit të atij ekzistues, SHBA-ja nuk dëshiron marrëveshje dyplalëshe dhe kërkon që në marrëveshjet e ardhshme për kufizime të armëve bërthamore të kyçet edhe Kina.
Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) - Edhe krahas mospajtimeve nëse Marrëveshja STARTI i Ri (Strategic Arms Reduction Treaty) mes SHBA-së dhe Rusisë ka përfunduar në mesnatë ose do të ndërpritet validiteti i tij për disa orë, bota po hyn në një fazë të re të garës bërthamore. Derisa Moska shpreh keqardhje për shkak të asaj se nuk është arritur marrëveshje e re ose vazhdim i validitetit të atij ekzistues, SHBA-ja nuk dëshiron marrëveshje dyplalëshe dhe kërkon që në marrëveshjet e ardhshme për kufizime të armëve bërthamore të kyçet edhe Kina.
Kremlini sot njoftoi se Rusia do të vazhdojë me qasje përgjegjëse drejt stabilitetit strategjik bërthamor edhe krahas asaj që rrjedh Marrëveshja për kontroll të armatimit bërthamor.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov theksoi se Marrëveshja STARTI i Ri, me të cilin deri më tani është kufizuar numri i raketave, lanserë dhe mbushje strategjike bërthamore përfundon në fund të ditës, derisa ekspertët theksojnë se Marrëveshja ka vlejtur deri në mesnatë.
"Me përfundimin e ditës së sotme Marrëveshja nuk është valide më .... Marrëveshja i afrohet fundit, në këtë shikojmë negativisht dhe shprehim keqardhje", theksoi Peskov.
Ai shtoi se çka do të ndodh më tej varet bfa zhvillimi i ngjarjeve.
"Në çdo rast Federata Ruse do ta mbajë qasjen e tij përgjegjëse dhe të kujesshme rreth çështjeve për stabilitet strategjik në fushën e armëve bërthamore dhe kuptohet, si dhe gjithmonë, para se gjithash do të prihemi nga interesat tona kombëtare", theksoi Peskov.

Moska e shqetësuar, Uashingtoni indiferent
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në shtator të vitit të kaluar propozoi kufizim të armëve strategjike të parashikuara në Marrëveshjes që të vlejnë të paktën edhe një vit pas skadiit të tij, por SHBA-ja akoma nuk është përgjigjur propozimit të ri.
Edhe derisa Moska shpreh shqeëtsim për skadimin e Marrëveshjes, nga SHBA-ja nuk ka asnjë reagim.
Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp muajin e kaluar deklaroi: "Nëse përfundon, le të përfundojë.... me kalimin e kohës do të bëjmë një marrëveshje më të mirë".
SHBA-ja ka arsy të veta për braktisjen e Startit të Ri sepse dëshirojnë që në marrëvehsjen e e ardhshme të përfshihet edhe fuqia bërthamore në rënie - Kina.
Peskov theksoi se për skadimin e Marrëveshjes dje Putini ka biseduar me presidentin kinez Ksi Xhinping.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio dje deklaroi se çdo marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë duhet ta përfshijë edhe Kinën.
Tramp ka bërë qartë të ditur në deklaratat e tij të mëparshme që të arrijë kontrollë të vërtetë në armatimin në shekullin 21, është e pamundur të veprohet pa pjesëmarrjen e Kinës për skak të arsenalit të saj të rëndëshsishëm rritës, theksoi Rubio.
Derisa Putin njoftoi se është i hapur për bisedime, por kolegu i tij kinez Xhinping nuk është i gatshëm për negociata sepse qëllimi i tij është që të arrijë barazim me SHBA-në dhe Rusinë.

Moment i errët për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, e ka përshkruar skadimin e Marrëveshjes START i Ri si një moment të errët për sigurinë dhe paqen ndërkombëtare dhe i ka kërkuar Moskës dhe Uashingtonit të arrijnë një traktat të ri mbi kontrollin e armëve të shkatërrimit në masë sa më shpejt të jetë e mundur.
"Për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, po përballemi me një botë pa asnjë kufizim detyrues mbi arsenalet strategjike bërthamore të Rusisë dhe SHBA-së - dy vendet që zotërojnë shumicën dërrmuese të armëve bërthamore në botë", tha Guteresh.
Ai shtoi se humbja e dekadave të fitimeve në kontrollin e armëve "nuk mund të vinte në një kohë më të keqe" dhe paralajmëroi se kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore nuk ka qenë kurrë më i madh.
Ministria ruse e Punëve të Jashtme dje njnoftoi se pas skadimit të Marrëveshjes START i Ri , vendet nënshkruese nuk janë më të lidhura nga detyrimet ose deklaratat simetrike dhe janë të lira të zgjedhin hapat e tyre të ardhshëm.
"Në rrethanat aktuale, ne nisemi nga fakti se palët në START të Ri nuk janë më të lidhura nga asnjë detyrim ose deklaratë simetrike brenda kornizës së Marrëveshjes, duke përfshirë dispozitat e tij kryesore, dhe në parim janë të lira të zgjedhin hapat e tyre të ardhshëm. Rusia synon të veprojë në një mënyrë të përgjegjshme dhe të ekuilibruar dhe do të zhvillojë politikën e saj në fushën e armëve ofensive strategjike bazuar në një analizë të detajuar të politikës ushtarake amerikane dhe situatës së përgjithshme në sferën strategjike", njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme ruse përmes një komunikate.
Marrëveshja START i Ri u nënshkrua në vitin 2010 dhe është marrëveshja e fundit për kontrollin e armëve midis Rusisë dhe SHBA-së, duke kufizuar arsenalet e të dy vendeve në një maksimum prej 1.550 mbushje bërthamore të sistemuara dhe një numër maksimal të transportuesve të raketave dhe bombarduesve të rëndë në 800. Kjo ishte pothuajse 30 për qind më pak armë bërthamore se kufiri i mëparshëm i vitit 2002. mb/
Foto: MIA