Përfundoi procesi i regjistrimit dhe çregjistrimit vullnetar të tatimpaguesve të TVSH-së
- Drejtoria e të Ardhurave Publike ka përfunduar regjistrimin dhe çregjistrimin vullnetar të tatimpaguesve për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Shkup, 17 shkurt 2026 (MIA) - Drejtoria e të Ardhurave Publike ka përfunduar regjistrimin dhe çregjistrimin vullnetar të tatimpaguesve për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Nga DAP sot informojnë se bazuar në kërkesat e parashtruara gjatë janarit, është përfunduar regjistrimi i 1.199 tatimpagues, për të cilët është marrë po aq numër vendimesh për regjistrim të detyrueshëm dhe vullnetar për TVSH-në.
Në të njëjtën periudhë, bazuar në kërkesat për çregjistrim vullnetar, Drejtoria e të Ardhurave Publike përfundoi dhe regjistrimin e 231 tatimpaguesve, për të cilët u lëshua i njëjti numër vendimesh për çregjistrim.
Afati për dorëzimin e aplikimeve ishte deri më 15 janar. rq/
Foto: arkivi i MIA-s