Përfundoi marrja në pyetje e Grubit në Prokurori
- Përfundoi marrja në pyetje e ish zëvendës kryeministrit Artan Grubi në Prokurori, pas çka ai sonte do të dërgohet në Gjykatën penale, ku do të dalë para gjyqtarit në procedurë paraprake.
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Përfundoi marrja në pyetje e ish zëvendës kryeministrit Artan Grubi në Prokurori, pas çka ai sonte do të dërgohet në Gjykatën penale, ku do të dalë para gjyqtarit në procedurë paraprake.
Ish zëvendës kryeministri dhe ministri për marrëdhënie mes bashkësive, Grubi, i dyshuar për "keqpërdorim në Lotarinë shtetërore", sot është arrestuar në vendkalimin kufitar "Bllacë" dhe dërguar në repartin për paraburgim në Shuto Orizarë, pas çka u dërgua për t'u marrë në pyetje në Prokurori.
Grubi, së bashku me ish drejtorin në "Lotarinë shtetërore", Përparim Bajrami, dyshohet për "krim prej tetë milionë eurove për porosi të aparatave VLT".
Grubi kërkohej me fletarrest ndërkombëtar, ndërsa iu shqiptua paraburgim 30-ditor në mungesë.
Hetimi për "Lotarinë shtetërore", siç kumtoi ish prokurori shtetëror publik, ka përfunduar dhe pritej ekstradimi i Grubit. bsh/
Фото и видео: МИА