Përfundoi kanalizimi fekal – vijon ujësjellësi i ri në Dizhonska 17
- Komuna e Çairit po vazhdon me përkushtim realizimin e projekteve infrastrukturore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Komuna e Çairit po vazhdon me përkushtim realizimin e projekteve infrastrukturore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.
Siç informon Komuna, në rrugën Dizhoni 17 është përfunduar me sukses ndërtimi i rrjetit të ri të kanalizimit fekal në gjatësi prej 180 metrash, duke përmirësuar infrastrukturën për 35 amvisëri të kësaj zone.
"Aktualisht janë duke u zhvilluar përgatitjet për fazën e radhës – instalimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, i cili do të mundësojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë për banorët e lagjes. Ky projekt është pjesë e strategjisë së Komunës së Çairit për ndërtimin e një sistemi modern dhe funksional të infrastrukturës publike në çdo lagje, duke u bazuar në nevojat reale të komunitetit. Punimet po realizohen sipas planit dinamik të projektit dhe do të vazhdojnë me intensitet të plotë deri në përfundimin e të gjitha fazave. Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët", thuhet në kumtesë. bsh/