• сабота, 21 февруари 2026

Për shkak të mjegullës, dukshmëri e ulur deri 100 metra në Strazhë dhe Mavrovë dhe deri 60 metra në rrugën Gjevgjeli - VK "Bogorodicë"

Për shkak të mjegullës, dukshmëri e ulur deri 100 metra në Strazhë dhe Mavrovë dhe deri 60 metra në rrugën Gjevgjeli - VK

Shkup, 7 shkurt 2026 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 60 metra ka në aksin rrugor Gjevgjeli – vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, përderisa në vendkalimin malor Strazhë dhe në Mavrovë dukshmëria është ulur deri 100 metra. 

Siç informon LAMM, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Foto: MIA

 

Остани поврзан