Osmani emëron Kurtin për mandatar për të formuar qeverinë e Kosovës
- - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot i dha mandatin për formimin e qeverisë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke përmbushur kështu kushtin për thirrjen e një seance parlamentare për zgjedhjen e një qeverie të re.
Prishtinë, 11 shkurt 2026 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot i dha mandatin për formimin e qeverisë liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke përmbushur kështu kushtin për thirrjen e një seance parlamentare për zgjedhjen e një qeverie të re.
"Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara", ka shkruar Osmani në Fejsbuk.
Pritet sonte Kuvendi i Kosovës të votojë për formimin e qeverisë së tretë të Kurtit.
Sot është konstituuar Kuvendi, ndërsa Albulena Haxhiu është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të 10-të Kombëtar të Kosovës, me 66 vota "pro", 44 "kundër" dhe tetë deputetë "abstenuan". Ajo është kryetarja e parë femër e Parlamentit të Kosovës.
Ajo më parë ishte ministre e Drejtësisë.
Sot edhe 118-të deputetët e përbërjes së dhjetë të Kosovës u betuan.
Në zgjedhjet parlamentare në fund të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e krahut të majtë në pushtet e kryeministrit Albin Kurti siguroi 57 vende në parlament, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e Bedri Hamzës - 22 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e qendrës së djathtë e Lumir Abdixhikut - 15 vende, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e krahut të djathtë e Ramush Haradinajt - gjashtë vende, ndërsa 20 vendet e mbetura janë të garantuara për komunitetet pakicë. Pavarësisht nëse kalojnë pragun prej pesë për qind për të hyrë në parlament, serbët e Kosovës marrin 10 nga këto 20 vende, e 10 vendet e mbetura u takojnë turqve, boshnjakëve, romëve, ashkalinjve, egjiptianëve dhe goranëve etnikë në Kosovë.
Kosova ra në një krizë politike pas zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt 2025, pasi dështoi të formojë qeveri, duke çuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare më vonë atë vit. ls/
foto: Arkivi i EPA-s