• сабота, 14 март 2026

Organizata Ndërkombëtare Detare ka thirrur një takim urgjent për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit

Organizata Ndërkombëtare Detare ka thirrur një takim urgjent për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit

Londër, 12 mars 2026 (MIA) – Organizata Ndërkombëtare Detare (OND), një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara (OKB), do të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme në Londër javën e ardhshme për të shqyrtuar kërcënimet ndaj trafikut detar në Lindjen e Afërt, veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit, pas një sërë incidentesh dhe rritjes së çmimeve të energjensave, kumtoi sot organizata.

Seanca e jashtëzakonshme e Organizatës Ndërkombëtare Detare do të mbahet më 18 dhe 19 mars në Londër, me kërkesë të gjashtë prej 40 anëtarëve të organizatës - Britanisë së Madhe, Egjiptit, Francës, Marokut, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Bisedimet u thirrën mes shqetësimeve në rritje në lidhje me sigurinë e trafikut detar në rajonin e Lindjes së Afërt, për shkak të mbylljes praktike të Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit të energjisë në botë, e cila kontribuoi në një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës dhe gazit. Ndërprerja e trafikut përmes Ngushticës së Hormuzit, e vetmja dalje dhe hyrje në Gjirin Persik, shkaktoi ndërprerjen më të madhe të furnizimeve me naftë në histori.

Tankerat mbeten në porte pasi pronarët e anijeve shqetësohen për sulme iraniane, gjë që rrezikon edhe më tej stabilitetin e furnizimit.

Më herët, më 3 mars, këshilltari i komandantit të Gardës Revolucionare të Iranit (GRI) njoftoi se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur, duke paralajmëruar se çdo anije që përpiqet të kalojo nëpër atë rrugë strategjike do të sulmohet.
 
 

 

Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe ne do të shënjestrojmë çdo anije që përpiqet të kalojë përmes saj”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt, në, siç kumtohet "sulme parandaluese" që pasuan dështimin e disa raundeve të bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit. Irani më pas nisi sulme masive hakmarrëse ndaj Izraelit dhe objektivave të lidhura me SHBA-në në të gjithë Lindjen e Afërt. ls/

Foto: GRI

 

Остани поврзан