• петок, 20 февруари 2026

Orbani: Ukraina po e shantazhon Hungarinë me mbylljen naftësjellësit "Druzhba"

Orbani: Ukraina po e shantazhon Hungarinë me mbylljen naftësjellësit

 Budapest, 18 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orbani sot deklaroi se "Ukraina po e shantazhon Hungarinë" me ndalimin e rrjedhjes së naftës përmes nafëtsjellësit rus "Druzhba", për këtë shkak Hungarinë duhet t'i lirojë rezervat e saj strategjike.

 Në një video-deklaratë video të postuar në Fejsbuk, Orbani tha se kjo do të jetë pika e parë në rendin e ditës të seancës së sotme qeveritare dhe theksoi se qëllimi i shantazhit ukrainas është të detyrojë Hungarinë të bashkohet me koalicionin e vendeve evropiane pro-luftës.

 "Pra, ekzszon një presion i madh në Evropë për të vazhduar luftën, ndërsa Ukraina në veçanti dëshiron që të gjithë ne, të gjitha vendet evropiane, përfshirë Hungarinë, t'i bashkohemi luftës. Sot ne ende po përballemi me këtë", përfundoi Orbani.

 Hungaria furnizohet me naftë ruse nëpërmjet nafëtsjellësit "Druzhba", dega jugore e të cilit kalon nëpër Ukrainë.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан