Orbani e krahason luftën në Ukrainë me migrimet: Kur të hyni një herë, nuk ka dalje
- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se lufta në Ukrainë duhet menjëherë të ndalojë, duke pretenduar se liderët evropian janë "të kapur në një konflikt të pafund".
Budapest, 11 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban deklaroi se lufta në Ukrainë duhet menjëherë të ndalojë, duke pretenduar se liderët evropian janë "të kapur në një konflikt të pafund".
Në një postim në rrjetin social X, ai e krahasoi luftën me migrimet, duke thënë: "Kur të hyni një herë, nuk ka dalje", raporton Anadollia.
Orban pretendon se çdo javë në konfliktin në Ukrainë vdesin rreth 9.000 persona dhe se Evropa në dy vitet e ardhshme do të shpenzojë rreth 90 miliardë euro. Sipas tij, "me ato para nuk financohet asgjë më shumë se 800.000 të vdekur ose të plagosur përgjithmonë. Kjo menjëherë duhet të ndalet", përfundoi ai

Hungaria prej kohësh i është kundërvënë politikës së BE-së ndaj Ukrainës, shpesh duke bllokuar ose vonuar paketat e përbashkëta të ndihmës financiare dhe sanksionet ndaj Rusisë. Qeveria në Budapest mban marrëdhënie dukshëm më të afërta me Moskën sesa shumica e shteteve të tjera anëtare të BE-së, veçanërisht në dialogun energjetik dhe politik, gjë që shpesh shkakton tensione në marrëdhëniet me Brukselin. qa/
Foto: X