Orban: Ukraina vazhdon të bllokojë furnizimet me naftë për Hungarinë
- Kryeministri hungarez Viktor Orban e akuzoi presidentin ukrainas Volodimir Zelenski se edhe më tutje nuk i rinovon furnizimet me naftë përmes naftëpërçuesit "Druzhba", duke rrezikuar kështu sigurinë energjetike të Hungarisë.
Budapest, 27 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban e akuzoi presidentin ukrainas Volodimir Zelenski se edhe më tutje nuk i rinovon furnizimet me naftë përmes naftëpërçuesit "Druzhba", duke rrezikuar kështu sigurinë energjetike të Hungarisë.
"Furnizimet me naftë duhet të rifillojnë menjëherë! Ne e dimë që naftëpërçuesi është funksional. Ne e dimë që furnizimet me naftë në Hungari nuk janë vazhduar për shkak të një vendimi politik nga presidenti Zelenski", shkroi Orban në X.
Another day has passed, and President @ZelenskyyUa has still not restarted oil deliveries through the Friendship oil pipeline. His refusal continues to endanger Hungary’s energy security. Oil shipments must be resumed immediately!
We know that the pipeline is operational. We… pic.twitter.com/GFPDhYLw2g
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) February 27, 2026
Ai shtoi se Zelenski "po pretendon nëpërmjet Brukselit se naftëpërçuesi nuk mund të vihet përsëri në funksion". Kryeministri hungarez tha se pret që Ukraina të përmbushë detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të tij dhe të rifillojë furnizimet.
Për shkak të situatës aktuale, Orban tha se sot do të zhvillojë konsultime me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico. sa/
Foto: Orban në X