• вторник, 17 март 2026

Orban: Ukraina planifikon të destabilizojë sistemin energjetik të Hungarisë

Orban: Ukraina planifikon të destabilizojë sistemin energjetik të Hungarisë

Budapest, 25 shkurt 2026 (MIA) – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban sot e akuzoi Ukrainën se po planifikon destabilizimin e sistemit energjetik hungarez dhe urdhëroi vendosjen e ushtarëve dhe pajisjeve për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

Ai në një video të publikuar në Fejsbuk përsëriti se mbyllja e gazsjellësit "Druzhba" është për "arsye politike, jo teknike", duke theksuar se raportet e inteligjencës tregojnë për ndërprerje të mëtejshme të mundshme të sistemit energjetik të Hungarisë.

"Shoh që Ukraina po përgatit veprime të mëtejshme për të prishur funksionimin e sistemit energjetik hungarez. Kjo është arsyeja pse kam urdhëruar forcimin e mbrojtjes së infrastrukturës kritike të energjisë. Kjo do të thotë që ne do të vendosim trupa dhe pajisje të nevojshme për t'iu përgjigjur sulmeve në afërsi të objekteve kryesore energjetike", theksoi Orban.

Hungaria dhe Sllovakia marrin naftë përmes gazsjellësit "Druzhba", dega jugore e të cilit kalon nëpër Ukrainë. Kievi në fillim të muajot kumtoi se ka ndërprerë furnizimet me naftë përmes gazsjellësit "Druzhba" pas sulmit rus ndaj gazsjellësit më 27 janar.

Hungaria dy ditë më parë e bllokoi pakon e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë në përgjigje të ndërprerjes së furnizimeve të naftës ruse. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан