Opozita iraniane në ekzil paralajmëron qeveri të përkohshme në rast të rënies së regjimit në Teheran
- Këshilli nacional i rezistencës së Iranit (NCRI), një organizatë iranianësh në ekzil, njoftoi se dëshiron të krijojë qeveri të përkohshme nëse sundimtarët e vendit në Teheran bien nga froni.
Teheran, 13 Mars 2026 (MIA) - Këshilli nacional i rezistencës së Iranit (NCRI), një organizatë iranianësh në ekzil, njoftoi se dëshiron të krijojë qeveri të përkohshme nëse sundimtarët e vendit në Teheran bien nga froni.
Kjo qeveri do të bazohet në një plan me dhjetë pika të hartuar nga liderja e saj Marjam Raxhavi, bën të ditur NCRI në selinë e saj në Paris.
Detyra e kësaj qeverie do të jetë transferimi i pushtetit te populli përmes zgjedhjeve brenda gjashtë muajve nga rrëzimi i sundimtarëve aktualë.
Këshilli hodhi poshtë qeverinë nën drejtimin e djalit të shahut të fundit iranian, Reza Pahlavi i cili jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këshilli nacional i rezistencës së Iranit është themeluar në vitin 1981 nga të ashtuquajturit muxhahedinë të popullit të Iranit (MEK). Grupi i vendosi vetes qëllimin rrëzimit të strukturës sunduese në Iran.
Megjithatë, organizata është shumë kontroverse dhe shpesh refuzohet nga figurat e opozitës brenda dhe jashtë Iranit, ndërsa aktivitetet e saj janë të ndaluara në Republikën Islamike.
Lëvizja origjinale islamiste-socialiste MEK e cila zhvilloi një luftë të armatosur kundër Iranit nga Iraku, herë pas here ka qenë në listat evropiane dhe amerikane të organizatave terroriste. Kritikët i konsiderojnë strukturat e saj si jodemokratike dhe totalitare.
Grupi në Paris deklaroi se ka një ushtri çlirimtare të aftë të veprojë edhe në zonat më të fortifikuara të Iranit. Përveç njësive të rezistencës, ajo ka edhe një rrjet social mbështetësish dhe një rrjet inteligjence.
Foto: arkivi i EPA-s