OPEK+ sot do ta marrë vendimin e parë për kuotat pas largimit të Emiratave të Bashkuara Arabe
- – Arabia Saudite, Rusia dhe edhe pesë vende nga OPEK+ sot do të mbajnë takim që ta marrin vendimin e parë për kuotat për prodhimin e naftës pas lëkundjes së shkaktuar nga largimi i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Vjenë, 3 maj 2026 (MIA) – Arabia Saudite, Rusia dhe edhe pesë vende nga OPEK+ sot do të mbajnë takim që ta marrin vendimin e parë për kuotat për prodhimin e naftës pas lëkundjes së shkaktuar nga largimi i Emirateve të Bashkuara Arabe.
OPEK+ aleanca ndërmjet Organizatës së vendeve importuese të naftës dhe edhe dhjetë vendeve prodhuese, ende nuk ka dalë me qëndrim pasi Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ishin shtylla e kartelit dhe një nga dy vendet me mundësi më të mëdha ta rrisin prodhimtarinë, të martën u larguan nga organizata.
Për këtë kumtesa pas këtij takimi, i cili do të mbahet onllajn, pritet me interesim edhe më të madh nga vetë vendimi, të cilin tregu në masë të madhe tashmë e ka paraparë.
Arabia Saudite, Rusia, Iraku, Kuvajti, Kazakistani, Algjeria dhe Omani bashkë do të duhej t’i risin kuotat e tyre “me 188.000 barelë në dit”, sqaron Arne Loman Rasmusen, analist në “Global Risk Menaxhment” (Global Risk Management).
Kështu bëhet fjalë për rritje, të ngjashme me atë të publikuarën në mars dhe të vazhduar në prill – 206.000 barelë në ditë, nga e cila duhet të merret pjesa e cila u takonte Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kjo rritje nuk ka gjasa të materializohet në prodhim shtesë: kapaciteti kryesor rezervë i OPEK+ ndodhet në vendet e Gjirit Persik, eksportet e të cilave janë penguar nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga Irani që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme.
Midis vendeve të OPEC+ që i nënshtrohen kuotave, prodhimi "ra në 27,68 milionë fuçi në ditë në mars", ndërsa shuma e kuotave të tyre për të njëjtin muaj ishte 36,73 milionë fuçi në ditë, "ose deficit prej rreth 9 milionë fuçish në ditë", tha Prija Valia, analiste në “Rjustad Energji” (Rystad Energy).
Goditja është shpërndarë kryesisht ndërmjet Arabisë Saudite, Irakut, Kuvajtit dhe gjithsesi Emirateve të Bashkuara Arabe, prodhimtaria e të cilës tashmë nuk do të llogaritet drejt asaj të aleancës. Irani është anëtar i OPEK+, por nuk iu nënshtrohet kuotave.
Rusia, prodhuesi i dytë më i madh në grup, po përfiton më shumë nga situata për shkak të çmimeve shumë të larta të energjisë, por duket se po ka probleme serioze me prodhimin në nivelin e kuotave aktuale, thonë agjencitë botërore. Industria e saj e naftës është përballur me tërheqje të investimeve perëndimore që nga fillimi i luftës, e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, si dhe prodhimi i ndërprerë rregullisht nga sulmet me dronë ukrainasë.
Për grupin, largimi i Emirateve të Bashkuara Arabe “është ngjarje e madhe”, shumë me e rëndësishme se largimi i Katarit në vitin 2019, ndërsa pastaj edhe i Angolës, vlerësoi Amena Bakr, analiste në “Kpler” (Kpler), gjatë videokonferencës mbi këtë temë.
Përveçse është prodhuesi i katërt më i madh në OPEC+ për nga vëllimi, Abu Dabi ka një kapacitet të konsiderueshëm prodhimi të papërdorur - një levë kyçe për grupin kur bëhet fjalë për rregullimin e tregut.
Qysh në vitin 2021 “Emiratet e Bashkuara Arabe e shprehën pakënaqësinë e tyre nga kuotat e tyre”, theksoi Bakr.
Gjatë viteve të fundit vendi investoi masivisht në infrastrukturën e tij, ndërsa kompania e saj kombëtare e naftës ADNOK (ADNOC) planifikon kapacitet prodhues prej 5 milionë fuqi në dit deri në vitin 2017 – larg mbi kuotën e saj të fundit, të caktuar në 3,447 milionë barelë në dit. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s