Oland: Evropa do të duhet të mësojë të jetojë vetëm, pa mbështetjen e SHBA-së
- – Bashkimi Evropian duhet të mësojë të jetojë "vetëm" dhe më të mos bazohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje edhe pas largimit të Donald Trampit nga pushteti, deklaroi ish presidenti francez, Fransoa Oland.
Paris, 27 prill 2026 (MIA) – Bashkimi Evropian duhet të mësojë të jetojë "vetëm" dhe më të mos bazohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje edhe pas largimit të Donald Trampit nga pushteti, deklaroi ish presidenti francez, Fransoa Oland.
Oland u angazhua për ndërtim të shpejtë të forcave mbrojtëse evropiane të përforcuara, të përqendruara rreth disa vendeve të cilat janë të gatshme ta zbatojnë këtë.
"Do të duhet të jetojmë vetëm, Evropa vetëm. Është shumë e vështirë për gjermanët dhe britanikët të imagjinojnë një botë perëndimore pa SHBA-në", vlerësoi Oland, duke shtuar se nuk duhet besuar se SHBA-ja do të kthehet në Evropë si më parë, kur Trampi të mos jetë më president.
“Kjo ka përfunduar”, tha ish presidenti.
"Politikanët, por edhe qytetarët, duhet të imagjinojnë një botë në të cilën nuk jemi më aleatë me SHBA-në. Edhe nëse një president demokratik, gjë që do të ishte e dëshirueshme, vjen në pushtet, ai nuk do të jetë më i butë ose mbështetës", vlerëson Oland, i cili ishte president përpara udhëheqësit aktual francez Emanuel Makron. fc/