OKB: Asnjë vend në botë nuk ka arritur barazi të plotë ligjore për gratë
- Asnjë vend në botë nuk ka arritur barazi të plotë ligjore midis grave dhe burrave, deklaroi dje një zyrtar i Kombeve të Bashkuara në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Nju-Jork, 5 mars 2026 (MIA) – Asnjë vend në botë nuk ka arritur barazi të plotë ligjore midis grave dhe burrave, deklaroi dje një zyrtar i Kombeve të Bashkuara në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Drejtoresha e Departamentit të Politikave të Grave të OKB-së, Sara Hendriks, u tha gazetarëve në Nju-Jork se përparimi i bërë në fusha të tilla si mbrojtja nga dhuna, barazia në të drejtën familjare dhe mbrojtja nga diskriminimi është nën kërcënim në shumë vende.
"Më shumë se gjysma e vendeve në botë nuk e përcaktojnë përdhunimin në bazë të pëlqimit", tha ajo.
Në 74 për qind të vendeve, martesa e fëmijëve është ende e ligjshme, ndërsa 44 për qind e vendeve nuk kanë një ligj që kërkon pagë të barabartë për punë me vlerë të barabartë.
Vetëm në dy vitet e fundit, përqindja e grave dhe vajzave midis viktimave të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin është rritur në 87 për qind, tha Hendriks.
"Shumë shpesh, mbizotëron pandëshkueshmëria", tha ajo, duke shtuar se shumë gra dhe vajza kanë frikë nga pasojat e raportimit të krimeve të tilla. ls/
Foto: EPA