OECD: Lufta në Lindjen e Mesme ul rritjen globale
- Lufta në Iran po "vë në provë qëndrueshmërinë e ekonomisë globale" dhe pritet të ulë rritjen ekonomike këtë vit, tha Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të publikuar sot, raportoi DPA.
Paris, 26 mars 2026 (MIA) - Lufta në Iran po "vë në provë qëndrueshmërinë e ekonomisë globale" dhe pritet të ulë rritjen ekonomike këtë vit, tha Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në një raport të publikuar sot, raportoi DPA.
Rritja globale parashikohet të ngadalësohet në 2.9 përqind këtë vit përpara se të rikthehet në 3.0 përqind vitin e ardhshëm, citoi OECD.
Paparashikueshmëria e konfliktit në Lindjen e Mesme po rrit kostot dhe po zvogëlon kërkesën, duke kompensuar vrullin pozitiv nga investimet në teknologji të reja dhe vrullin e mbartur nga viti i kaluar, thuhet në raportin e publikuar nga agjencia gjermane.
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit dhe dëmtimi i infrastrukturës energjetike kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë dhe kanë ndërprerë furnizimin me materiale të tjera kyçe, siç janë plehrat, citoi OECD.
Shtrirja dhe kohëzgjatja e konfliktit janë shumë të pasigurta, por një periudhë e zgjatur me çmime më të larta të energjisë do të rriste ndjeshëm kostot për bizneset dhe çmimet e konsumit, me pasoja negative për rritjen ekonomike, njoftoi OECD.
Në SHBA, rritja pritet të ngadalësohet nga 2.0 përqind këtë vit në 1.7 përqind vitin e ardhshëm, parashikon OECD, pasi investimet e forta në inteligjencën artificiale kompensohen gradualisht nga ngadalësimi i rritjes së të ardhurave dhe konsumit.
Në eurozonë, OECD pret që rritja të ngadalësohet në 0.8 përqind këtë vit përpara se të rritet në 1.2 përqind në vitin 2027, e nxitur nga shpenzimet më të larta të mbrojtjes.
Në Kinë, rritja parashikohet të bie në 4.4 përqind këtë vit dhe 4.3 përqind vitin e ardhshëm, raporton DPA. sa/
foto: DPA