OBSH: Tre të vdekur në epideminë e dyshimtë të hantavirusit në një kroçere
- Tre persona ndërruan jetë, ndërsa tre të tjerë janë infektuar me epidmeinë e dyshimtë të hantavirusit në një kroçere të vogël në Atlantik, kumtoi dje Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).
Rio de Zhanejro, 4 maj 2026 (MIA) - Tre persona ndërruan jetë, ndërsa tre të tjerë janë infektuar me epidmeinë e dyshimtë të hantavirusit në një kroçere të vogël në Atlantik, kumtoi dje Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).
OBSH në X kumtoi se një pacient është në kujdes intensiv në Afrikën Jugore. Dy nga të vdekurit janë shtetas holandezë, sipas Minsitrisë holandeze të Punëve të Jashtme.
Hantavirusi tek njerëzit mund të shkaktojë ethe dhe sëmundje të rënda respiratore. Infektimi zakonisht paraqitet përmes ekspozimit ndaj urinë, jashtëqitjes apo pështymës nga brejtësit e infektuar.
Bartja nga njeriu në njeri është e rrrallë, kumtoi OBSH.
Njëri nga rastet deri më tani është konstatuar në laborator, përderisa dy infektimet e tjera akoma janë klasifikuar si të dyshimta. Të gjithë nudhëtarët e tjerë dhe ekuipazhi po marrin ndihmë mjekësore, shtoi OBSH. Në rrjedhë është hetimi i hollësishëm epidemiologjik.
Sipas raportit të Bi-Bi-Si-së, anija është "Hondius", me të cilën menaxhon kompania holandeze "Oceanwide Expeditions", me kapacitet prej 170 udhëtarëve dhe rreth 70 anëtarë të ekuipazhit.
Të dhënat për ndjekje dhe informata për udhëtimin tregojnë se anija është nisur nga Ushuaja në Argjentinën jugore, ndërsa herën e fundit ishte e locuar afër Ishujve Kapo Verde, në afërsi të destinacionit të vet. ab/
Foto: МIА arkivi