• петок, 15 мај 2026

OBSH: Konfirmohen 11 raste të hantavirusit në anijen turistike (PLT)

OBSH: Konfirmohen 11 raste të hantavirusit në anijen turistike (PLT)

Madrid, 12 maj 2026 (MIA) - Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, sot njoftoi se deri tani janë identifikuar gjithsej 11 raste pas paraqitjes së hantavirusit në anijen turistike "Hondius", duke përfshirë edhe tre raste të vdekjes.

Gebrejesus në Madris tha se nëntë persona ishin pozitiv ndaj virusit, ndërsa dy raste shtesë konsiderohen si infeksione të mundshme. Të gjithë individët e infektuar janë izoluar dhe me kujdes ndiqen që të ulet rreziku i transmetimit të mëtejshëm", tha Tedros duke shtuar se besueshmëria për përhapjen më të gjerë ndërkombëtare mbetet e ulët.

Megjithatë, ai përmendi se raste shtesë mund të identifikohen në javët në vijim duke e marrë parasysh periudhën e gjatë të inkubacionit të virusit.

"Secila nga vendet në të cilat kthehen pacientët është përgjegjëse për ndjekjen e gjendjes së tyre shëndetësore", tha ai në konferencën për shtyp së bashku me kryeministrin spanjoll Pedro Sançez.

OBSH-ja rekomandon monitorim të rreptë - në shtëpi ose në ambiente të caktuara - deri më 21 qershor. "Hondius" u ankorua të dielën në mëngjes në Ishujt Kanarie të Spanjës. Pasagjerët u kthyen me fluturime speciale dhe evakuimi përfundoi mbrëmë. Anija, e operuar nga kompania holandeze Oceanwide Expeditions, që atëherë është nisur për në Holandë me një ekuipazh minimal.

OBSH beson se vatra mund të vjen nga një çift holandez, i cili me siguri është infektuar në Amerikën e Jugut para ngjitjes. Ata ishin të parët që u sëmurën dhe më vonë vdiqën. Pothuajse 150 njerëz nga 22 vende ishin në anije e cila u nis nga Argjentina më 1 prill. Viktima e fundit ishte gjermane, e cila vdiq në anije më 2 maj.

Tedros vlerësoi trajtimin e jashtëzakonshëm të Spanjës për evakuimin e dhjetëra pasagjerëve dhe ekuipazhit në ishullin e Tenerife-s.

"Falënderoj kryeministrin Sançez jo vetëm për përmbushjen e detyrimit ligjor të Spanjës sipas ligjit ndërkombëtar, por edhe për përmbushjen e detyrës morale për të treguar solidaritet, dhembshuri dhe mirësi ndaj pasagjerëve në anije", tha Tedros.

Sançez nga ana e tij falënderoi rreth 400 të punësuar të përfshirë në operacion duke thënë se Spanja i ka plotësuar përgjegjësitë edhe ndaj qytetarëve të saj si dhe bashkësisë ndërkombëtare, pavarësisht kundërshtimit të Tenerifes për të lejuar anijen të ankorohej atje. sa/

Foto: EPA

Остани поврзан