OBSH: Cigaret elektronike dhe prodhimet e duhanit janë gjithnjë e më të popullarizuara mes të rinjve në Evropë
- Edhe përkundër rënies së pirjes së duhanit, evropianët e rinj janë gjithnjë e më të nxitur të përdorin cigare elektroinike dhe proldhime të reja të aromatizuara me nikotinë, paralajmëroi Sektori i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) për Rajonin evropian, transmetoi Euronjus.
Gjenevë, 27 shkurt 2026 (MIA) - Edhe përkundër rënies së pirjes së duhanit, evropianët e rinj janë gjithnjë e më të nxitur të përdorin cigare elektroinike dhe proldhime të reja të aromatizuara me nikotinë, paralajmëroi Sektori i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) për Rajonin evropian, transmetoi Euronjus.
Sipas raport të ri, 53 vende në Evropë dhe Azinë qendrore deri në vitin 2030 do të bëhen pjesë e botës me konsumin më të madh të duhanit.
"Përdorimi i duhanit tashmë shkakton mbi 1,1 milionë raste të vdekjes nga sëmundjet e pashëruara çdo vit në rajonin evropian, edhe pa akison të përshpejtuar në vitin 2030 do të jemi rjaoni në botë me rezultatiun më të keq", tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.
Në vitin 2024, rreth 173 milionë njerëz në rajonin evropian të OBSH-së ihsin përdorue stë duhanit.
Vlerësohet se në rajonin evropian prodhime të duhanit përdorin katër milionë fëmijë të moshës prej 13 deri 15 vjeç.
Për OBSH-në sfidë më urgjente është asgjësimi i rritje së përdorimit të cigareve elektronike sepse i përdorin 14,3 për qind e fëmijëve të moshës prej 13 deri 15 vjeç, me ç'rats shkalla është pothuajse identike tek djemtë dhe vajzat.
Në mesin e të rriturve, Evropa me rreth 31,4 milionë përdorues është e dyta në botë për përdorimin e cigareve elektronike, menjëherë pas Amerikës Veriore dhe Jugore.
Rajoni evropian është i vetmi në botë për të cilin nuk pritet se do ta përmbuhsë qëllimin për ulje të përdorimit të duhanit mes grave për 30 për qind deri në vitin 2025. Të dhënat e kapshme parashohin rënie prej vetëm 12 për qind prej vitit 2010.
Mbi 40 për qind e grave të rritura janë duhanpirëse në botë - rreth 62 milionë - jetojnë në rajonin evropian, me prevalencë të atyre të cilat janë duhanpirëse prej 17,2 për qind, që është pothiuajse dyfish nga niveli i ardhshëm më i lartë prej 9,1 për qind në të dy Amerikat.
Ai trend reflektohet edhe tek cigaret elektronike: në pothuaje gjysmën e vendeve me infornata të kaphsme, vërejti OBSHS, prevalenca e përdorimit të cigareve elektronike do të ishte mes vajzave se sa tek djemtë.
Ai shtoi se Belgjika, Danimarka dhe Holanda dëshmojnë se është e mundur t'i kundërvihet kësaj me rregullimin e prodhimeve të reja, ndalesës së shijeve dhe kufizimit të shpalljeve.
Bashkimi Evropian i targeton prodhimet e duhanit me pako të re të tatimeve evropiane, ndërsa Spanja po ndërmerr hapa për ashpërsimin e rregullave për duhanin, duke i dënuar prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pijnë duhan.
OBSH vërejti se mes 53 vendeve në rajonin evropian vetëm 18 kanë ligje për ndalesë të pirjes të cilat i mbulojnë të gjitha ambientet publike.
Disa vende si Franca, Finlanda, Italia dhe Suedia, imponojnë ndalesa të kufizuara nl plazhe, në shkolla dhe në parqe.
Në BE vazhdojnë negociatat për revizion të Direktivës për tatimim të duhanit.
Megjithatë, propozimi fillestar i Komisionit evropian deri në vitin 2028 të rriten sshkallët tatimore, përfshirë edhe të cigareve elelktrinike, përbëhet me kundërshtim të shteteve anëtare dhe shtyrje potencilae të vendossjes sl atyre masave. ab/
Foto: ЕPА