• сабота, 16 мај 2026

Nëntë persona u vranë në sulmet izraelite ndaj Gazës në 24 orët e fundit

Nëntë persona u vranë në sulmet izraelite ndaj Gazës në 24 orët e fundit

Gazë, 7 maj 2026 (MIA) - Nëntë persona u vranë, ndërsa 39 u plagosën në sulmet izraelite ndaj Gazës në 24 orët e fundit, publikoi Ministria e Shëndetësisë palestineze. 

"“Ka viktima nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e emergjenëcs dhe mbrojtjes civile nuk mund të arrijnë tek ato" thuhet në kumtesën e publikuar nga Al Xhezira.

Që nga tetori i vitit 2025, kur hyri në fuqi armëpushimi, në sulmet izraelite në Gaza janë vrarë 846 persona ndërsa 2.418 të tjerë janë plagosur.

Që nga fillimi i luftës në tetor të vitit 2023, të paktën 72.628 palestinezë janë vrarë, ndërsa 172.520 të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë të Shëndetësisë palestineze. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан