Nënshkruhet Marrëveshja Kolektive për rritjen e pagave në Ministrinë e Drejtësisë
- – Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, bashkë me Sindikatën e Punëtorëve nga Administrata, Organet e Jurisprudencës dhe Shoqatat e Qytetarëve (AOJSHQ) dhe Sindikata e Administratës, Drejtorive Shtetërore dhe Jurisprudenca (SADSHJ), sot e nënshkruan Marrëveshjen Kolektive me të cilën është paraparë që nëpunësit administrativë të marrin rritje në etapa të pagave e cila deri në vitin 2028 do të arrijë gjithsej 21 për qind.
Shkup, 31 mars 2026 (MIA) – Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, bashkë me Sindikatën e Punëtorëve nga Administrata, Organet e Jurisprudencës dhe Shoqatat e Qytetarëve (AOJSHQ) dhe Sindikata e Administratës, Drejtorive Shtetërore dhe Jurisprudenca (SADSHJ), sot e nënshkruan Marrëveshjen Kolektive me të cilën është paraparë që nëpunësit administrativë të marrin rritje në etapa të pagave e cila deri në vitin 2028 do të arrijë gjithsej 21 për qind.
Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, sipas dinamikës së dakorduar, rritja do të realizohet në tri faza – shtatë për qind rritje prej 1 marsit të vitit 2026; shtatë për qind rritje shtesë nga 1 marsi i vitit 2027 dhe shtatë për qind rritje shtesë nga 1 marsi i vitit 2028.
Marrëveshja Kolektive gjithashtu parasheh shtesa për ndërrim të natës, punë në ndërrime, punë gjatë pushimit javor, gjatë festave, si dhe punë më e gjatë se koha e plotë e punës; shpërblime jubilare; regres për pushim vjetor; mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës dhe masa për siguri dhe shëndet gjatë punës.
“Për të punësuarit në Ministrinë e Drejtësisë kjo nënkupton motivim më të madh, por edhe përgjegjësi e rritur, efikasitet dhe profesionalizëm në punën e përditshme, si dhe cilësi më e lartë e shërbimeve ndaj qytetarëve”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. fc/
Foto: MD