Nënkryetari i Kuvendit, Milloshoski në takim me ambasadorin hungarez
- - Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski realizoi takim pune me ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klajn, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Misionit, Atila Fodor.
Shkup, 10 shkurt 2026 (MIA) - Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski realizoi takim pune me ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klajn, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Misionit, Atila Fodor.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, në bisedë u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe të vendit tonë me Hungarinë, të bazuara në besimin, respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Theks i veçantë u vu në bashkëpunimin ekonomik dhe politik midis vendeve, si dhe në zbatimin e projekteve të përbashkëta.
Ambasadori Klajn e theksoi mbështetjen e Hungarisë për integrimin tonë në BE, duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik të Rajonit. fc/
Foto: Kuvendi