Në sulmet ruse në Ukrainë humbën jetën gjashtë persona, përfshirë edhe një fëmijë tetëvjeçar
- Një djalë tetëvjeçar humbi jetën gjatë sulmit rus me dron në qytetin Çerkasi të Ukrainës qendrore, bëri të ditur mbrëmë guvernatori, Ihor Taburets.
Kiev, 15 prill 2026 (MIA) – Një djalë tetëvjeçar humbi jetën gjatë sulmit rus me dron në qytetin Çerkasi të Ukrainës qendrore, bëri të ditur mbrëmë guvernatori, Ihor Taburets.
Edhe 14 persona të tjerë u plagosën në sulmin, ndërsa janë dëmtuar katër ndërtesa, thuhet në raportin e publikuar në Telegram, transmeton DPA.
Më parë, autoritetet lokale thanë se pesë persona e humbën jetën, ndërsa 27 u plagosën gjatë sulmit rus me raketa në qytetin industrial Dnjepër.
Ukraina është duke u mbrojtur nga invazioni rus që nga shkurti i vitit 2022.
Foto: arkivi i EPA-s