• петок, 20 февруари 2026

Në Shkup panel-diskutimi "Përforcimi i menaxhimit të ndihmës shtetërore në Ballkanin Perëndimor: transparenca, efektiviteti dhe harmonizimi me BE-në"

Në Shkup panel-diskutimi

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Panel-diskutimi "Përforcimi i menaxhimit të ndihmës shtetërore në Ballkanin Perëndimor: transparenca, efektiviteti dhe harmonizimi me BE-në" do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga Instituti për hulumtime dhe politika ekonomike "Finance Think". 

"Ngjarja do të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të asaj se sa shpenzojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për ndihmën shtetërore, do të diskutojë sfidat e përbashkëta dhe do të marrë në konsideratë qasjet rajonale për përmirësimin e transparencës dhe efektivitetit të menaxhimit të ndihmës shtetërore, theksohet në kumtesën e organizatorëve. 

Ngjarja është rajonale dhe ka më shumë se 40 përfaqësues nga institucione në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. 

Është paralajmëruar pjesëmarrja e ministres së Financave Gordana Dimitrieska - Kocoska. rq/

Foto: Kumtesë

 

Остани поврзан