Në përmbytjet në Brazil e humbën jetën të paktën 36 persona
- Numri i të vdekurve në përmbytjet në Brazilin juglindor është rritur në 36, kumtuan autoritetet në shtetin brazilian Minas Zherais.
Brazil, 25 shkurt 2026 (MIA) – Numri i të vdekurve në përmbytjet në Brazilin juglindor është rritur në 36, kumtuan autoritetet në shtetin brazilian Minas Zherais.
Shërbimi i zjarrfikësve të Minas Zherais kumtoi se 33 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa rreth 3.000 banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të rritjes së nivelit të ujërave.
Meteorologët parashikojnë shira të rrëmbyeshëm në ditët në vijim, të cilët kanë frikë se mund të shkaktojnë rrëshqitje të mëtejshme të dheut.
Në qytetet Zhuiz de Fori dhe Uba, rrugët janë të mbuluara me baltë, kurse shkollat janë të mbyllura.
Kryetarja e bashkisë së Zhuiz de For, Margarida Salomao, deklaroi se të paktën 20 rrëshqitje toke janë regjistruar që nga e hëna, kur filluan shirat e rrëmbyeshëm. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s