Në Pozharan për 24 orë 48 litra shi, në Tetovë 45, në Llazaropole 33
- Më së shumti shi në 24 orët e fundit përfundimisht me orën 7 të mëngjesit ka rënë në Pozharan, 48 litra në metër katror, pas çka pasojnë Tetova me 45, me 33 Llazaropole, me 31 Hanet e Mavrovës. Në Ohër kanë rënë 29 litra shi, Shkup-Zajçev-Rid 21, Kodër e Diellit, 17, Krushevë, 16, Manastir, 15, Shkup-Petrovec, 13, Gjurishte, 12, Kriva Pallankë, 11, Prilep, 9, Pretor dhe Veles, 8, Gjevgjeli, 7, Berovë dhe Topollçan, 6, Vinicë dhe Strumicë, 4, Shtip, 3, Kavadar dhe Demir Kapi, 2, tregojnë matjet e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.
Shkup, 15 shkurt 2026 (MIA) - Më së shumti shi në 24 orët e fundit përfundimisht me orën 7 të mëngjesit ka rënë në Pozharan, 48 litra në metër katror, pas çka pasojnë Tetova me 45, me 33 Llazaropole, me 31 Hanet e Mavrovës. Në Ohër kanë rënë 29 litra shi, Shkup-Zajçev-Rid 21, Kodër e Diellit, 17, Krushevë, 16, Manastir, 15, Shkup-Petrovec, 13, Gjurishte, 12, Kriva Pallankë, 11, Prilep, 9, Pretor dhe Veles, 8, Gjevgjeli, 7, Berovë dhe Topollçan, 6, Vinicë dhe Strumicë, 4, Shtip, 3, Kavadar dhe Demir Kapi, 2, tregojnë matjet e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.
Në Kodër të Diellit temperatura në orën 7 ishte -1 gradë, 1 në Hanet e Mavrovës, 2 në Llazaropole, 4 në Krushevë, 5 në Tetovë dhe Prilep, 6 në Shkup-Petrovec, Veles, Kriva Pallankë, Ohër, Pretor dhe Berovë, 7 në Shkup-Zajçev-Rid, Manastir dhe Kavadar, 8 në Vinicë dhe Strumicë, 10 në Shtip, Demir Kapi dhe Gjevgjeli.
DPHM për sot paralajmëroi mot kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, lokalisht më të rrëmbyeshme (mbi 20 litra në metër katror). Kryesisht në rajonet lindore do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me rreshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fuqishme (mbi 70 km në orë). Në malet e pjesëve perëndimroe reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Paradite do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 11 deri 17 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesën e luginës do të ketë kushte që reshjet të jenë të shoqëruara me paraqitje të bubullimave të rralla. Paradite do të fryjë erë e matur deri e përforcuar përkohësisht nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë. ab/
foto: МIА arkivi