Në Paris takim i ministrave për punë të jashtme nga shtetet e G7
- Ministrat e punëve të jashtme të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale (G7) takohen sot në Francë në biseda dy ditëshe në kushte të tensioneve të përforcuara gjeopolitike.
Paris, 26 mars 2026 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale (G7) takohen sot në Francë në biseda dy ditëshe në kushte të tensioneve të përforcuara gjeopolitike.
Takimi po mbahet në ish abacinë në Sernej-la-Vill, pranë Parisit, dhe pritet që fillimisht të diskutohen reformat e mundshme në misionet paqeruajtëse dhe ndihmën humanitare.
Gjithashtu në agjendë janë përpjekjet e rindërtimit, duke përfshirë strukturën e dëmtuar të centralit bërthamor "Çernobil", si dhe masat për të luftuar trafikun e drogës në Siri.
Për nesër në takim pritet të marrë pjesë sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio, ndërsa ministrat zyrtarisht të kthehen edhe në konfliktet aktuale në Iran dhe Ukrainë.
Ky është takimi i parë zyrtar i ministrave të jashtëm nën presidencën franceze në vitin 2026. Franca pret që bisedimet të rezultojnë me hapa konkret për t'u ballafaquar me krizat kryesore ndërkombëtare.
Në takimet e Grupit G7, ku bëjnë pjesë Franca, Italia, Japonia, Kanadaja, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe, janë ftuar edhe përfaqësues nga Brazili, Koreja e Jugut, India dhe Arabia Saudite për biseda të veçanta. sa/
foto/ MIA arkivi