Në një shpërthim në xhaminë shiite në Islamabad 31 persona u vranë dhe 169 u plagosën
- Numri i viktimave në sulmin vetëvrasës me bombë në xhaminë shiite "Tarlai Imambargah", në rajonin Shehzad Taun në Islamabad u rrit në 31, ndërsa 169 u plagosën, njoftuan burimet lokale dhe përfaqësuesit e sigurisë.
Islamabad, 6 shkurt 2026 (MIA) - Numri i viktimave në sulmin vetëvrasës me bombë në xhaminë shiite "Tarlai Imambargah", në rajonin Shehzad Taun në Islamabad u rrit në 31, ndërsa 169 u plagosën, njoftuan burimet lokale dhe përfaqësuesit e sigurisë.
Shpërthimi ndodhi gjatë fajles së namazit kur besimtarët u mblodhën në "Imambargah", një vend religjioz ku myslimanët shiit mblidhen për t'u falur dhe për të kujtuar martirizimin në Kerbala, publikoi "India tudej".
Sipas rezultateve të para të hetimit, autoritetet e karakterizuan incidentin si sulm vetëvrasës.
Në pamjet nga vendi i ngjarjes, të publikuara nga mediat lokale, janë treguar rajoni i shkatërruar, mbetje të shpërndara pas shpërthimit, si dhe qytetarë të mbledhur dhe anëtarë të familjeve që i kërkojnë të zhdukurit.
Forcat e sigurisë menjëherë e siguruan rajonin më të gjerë, ndërsa ekipi i mjekësisë ligjore, policia dhe personeli mjekësor u dërguan në vendin e ngjarjes.
Shërbimet për ndihmë të shpejtë menjëherë filluan me evakuimin e të lënduarve, të cilët u dërguan në institucionet e afërta shëndetësore.
Instituti pakistanez për shkenca mjekësore shpalli gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa të lënduarit trajtohen në këtë spital dhe në poliklinikë - transmetoi gazeta "Ekspres tribjun", duke iu referuar përfaqësuesve zyrtar. sa/
Foto. MIA arkivi