Në Ngushticën e Hormuzit sulmohet edhe një anije
- Të paktën tre anije janë sulmuar në Ngushticën e Hormuzit, raportuan mediat britanike, duke cituar burime ushtarake britanike anonime.
Londër, 22 prill 2026 (MIA) - Të paktën tre anije janë sulmuar në Ngushticën e Hormuzit, raportuan mediat britanike, duke cituar burime ushtarake britanike anonime.
Anija, që lundronte me flamurin e Liberisë, është sulmuar rreth tetë milje detare në perëndim të Iranit, ndërsa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit. Anija nuk është dëmtuar dhe ekuipazhi i saj është i sigurt.
Shërbimi britanik i Operacioneve Detare Tregtare paraprakisht raportoi se dy anije janë sulmuar.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit paraprakisht sulmoi një anije me flamurin liberian. Në incident nuk ka të lënduar anëtarë të ekuipazhit.
N[ë sulmin e dytë kishte në shënjestër një anije me flamur panamez. As në këtë incident nuk ka lënduar anëtarë të ekuipazhit.
Foto: Arkivi i MIA-s