Në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla
- Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e fuqishme nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -8 deri në -2, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë Celsius.
Shkup, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e fuqishme nga drejtimi verior me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -8 deri në -2, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bjerë në -4, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 7 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të jenë negative kudo dhe në disa vende do të zbresin në -10 gradë Celsius. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri të forta nga drejtimi verior. mb/
Foto: MIA