• недела, 22 март 2026

Në Kuvajt u rrëzua një F-15 amerikan, piloti u katapultua

Në Kuvajt u rrëzua një F-15 amerikan, piloti u katapultua

Kuvajt Siti, 2 mars 2026 (MIA) – Në rrjetet sociale qarkullojnë incizime nga rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-15 në Kuvajt. Irani publikoi se forcat e tij e kanë rrëzuar aeroplanin.

Piloti i F-15 ka mbijetuar, pasi ka arritur të katapultohet në mënyrë të sigurt, ndërsa pas uljes për të është kujdesur një grup banorësh vendas.
 
 Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga SHBA-ja.

Tensionet në Lindjen e Afërt janë rritur edhe më tej ditët e fundit, ndërsa trafiku ajror mbi disa vende të rajonit është pothuajse plotësisht i militarizuar. Kuvajti është një aleat i kahershëm i SHBA-së dhe një nga pikat kyçe logjistike për ushtrinë amerikane në Gjirin Persik.

Në vend ndodhen baza të rëndësishme amerikane dhe depo për pajisje, ndërsa hapësira ajrore e Kuvajtit përdoret shpesh nga aeroplanët ushtarakë amerikanë dhe aleatë gjatë operacioneve në Irak, Siri dhe më gjerë.
 
 BREAKING:


The U.S. F-15 fighter jet pilot who was down over Kuwait moments ago in a friendly fire incident is alive.

He ejected and is now being taken care of by a group of Kuwaitis pic.twitter.com/XhIZK5rUTW

— Visegrád 24 (@visegrad24) March 2, 2026

F-15 është një aeroplan luftarak shumëqëllimësh amerikan i gjeneratës së katërt, i zhvilluar në vitet 1970, por që mbetet ende një nga shtyllat kryesore të forcave ajrore amerikane. Ai njihet për aftësitë e tij të jashtëzakonshme për epërsi ajrore, shpejtësinë e madhe dhe armatimin e fuqishëm, i cili përfshin raketa ajër-ajër dhe bomba të drejtuara me precizion.

Versione të ndryshme të F-15 përdoren edhe nga një numër i madh aleatësh të SHBA-së, përfshirë edhe vendet e Gjirit Persik. ls/

Foto: X
 
 

 

Остани поврзан