Në Kran-Montana mbyllet një hotel me pesë yje për shkak të problemeve me sigurinë nga zjarri
- Autoritetet zvicerane në Kran-Montana kanë mbyllur një hotel me pesë yje për shkak të problemeve për sigurinë nga zjarri. Vendimi vjen vetëm disa javë pasi një zjarr vdekjeprurës në një bar në resortin e skive humbën jetën 41 persona.
Gjenevë, 6 shkurt 2026 (MIA) – Autoritetet zvicerane në Kran-Montana kanë mbyllur një hotel me pesë yje për shkak të problemeve për sigurinë nga zjarri. Vendimi vjen vetëm disa javë pasi një zjarr vdekjeprurës në një bar në resortin e skive humbën jetën 41 persona.
Autoritetet lokale thanë se problemet e sigurisë nga zjarri u zbuluan në gusht në "Grand Hotel du Golf et Palace" i vendosur pranë rrugës kryesore në Kran-Montana. Hoteli po mbyllet sepse nuk arriti të tejkalojë problemet e sigurisë deri në afatin e 15 janarit.
Zyra lokale turistike paralajmëroi se mysafirët do të akomodohen në hotele të tjera.
Foto: arkivi i EPA-s