• сабота, 16 мај 2026

Në KB sot vazhdojnë marrjet në pyetje të kandidatëve për Sekretar të përgjithshëm të organizatës

Në KB sot vazhdojnë marrjet në pyetje të kandidatëve për Sekretar të përgjithshëm të organizatës

Nju-Jork, 22 prill 2026 (MIA) - Në KB sot vazhdojnë marrjet në pyetje të kandidatëve për funksionin e sekretarit të përgjithsh të organizatës.

Kandidatë janë Mishel Bashele nga Kili, rafael Krosi nga Argjentina, Rebeka Grinspan nga Kostarika dhe Mali Sal nga Senegali, ndërsa nëse ndonjë kandidate e merr besimin e anëtareve të KB-së, do të ishte hera e parë në historinë e KB-së që në krye të gjendet një grua.

Lideri i ri KB-së do të ketë detyrë të madhe që ta gjallërojë organizatën, siç theksohet, prestigji i të cilëës ka rënë në vitet e fundit.

Aktualisht ka shumë më pak kandidatë për këtë pozicion sesa në vitin 2016, kur kryetari aktual Antonio Guteresh i Portugalisë u zgjodh nga një listë prej 13 kandidatësh, shtatë prej të cilëve ishin gra.

Sipas rregullit të rotacionit, i cili ndryshon rajonet, sekretari i ri i përgjithshëm duhet të jetë nga Amerika Latine, dhe një nga rregullat gjithashtu do të thotë që kreu i organizatës nuk vjen kurrë nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB-së - Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан