Në Itali është regjistruar rasti i parë i varësisë nga inteligjenca artificiale
- Shërbimi italian për ndihmë ndaj personave me varësi (SERD) ka regjistruar rastin e parë të varësisë nga inteligjenca artificiale në vend. Pacientja është një vajzë 20-vjeçare, njoftuan mediat italiane.
Romë, 9 maj 2026 (MIA) – Shërbimi italian për ndihmë ndaj personave me varësi (SERD) ka regjistruar rastin e parë të varësisë nga inteligjenca artificiale në vend. Pacientja është një vajzë 20-vjeçare, njoftuan mediat italiane.
“Toksiciteti i miqësisë” me kalimin e kohës është shndërruar në varësi.
Rasti është regjistruar në shërbimin për trajtimin e varësive të autoriteteve shëndetësore lokale në Venecia.
Sipas raportimeve, vajza ishte në komunikim të vazhdueshëm me një sistem të inteligjencës artificiale, i cili me kalimin e kohës kishte mësuar të njihte nevojat e saj dhe të gjeneronte përgjigje të përshtatura sipas sjelljes së saj.
Kjo, sipas të njëjtave burime, ka çuar në ngushtimin gradual të rrethit të saj shoqëror dhe në rritje të izolimit social.
Në publikimin theksohet se rasti është unik, pasi nuk bëhet fjalë për varësi klasike nga substancat, por për një aktivitet specifik digjital dhe ndërveprim me inteligjencën artificiale.
Ndërkohë, platforma “Rafinad”, bazuar në një studim të tregut për marketingun e influencerëve, ka bërë të ditur semë shumë se 20 për qind e blogerëve përdorin rregullisht mjete të inteligjencës artificiale në punën e tyre. ls/