• петок, 13 март 2026

Në Iran arrestohen disa persona për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në

Në Iran arrestohen disa persona për bashkëpunim me Izraelin dhe SHBA-në

Teheran, 12 mars 2026 (MIA) - Mediat iraniane sot raportuan arrestimet e disa personave në vend për të cilat dyshohet se kanë lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, shkruan Al Xhezira. 

Gjashtë persona u arrestuan në provincën Kerman pas denoncimeve nga qytetarët dhe punës së inteligjencës, publikoi agjencia e lajmeve Tasnim, duke cituar administratën provinciale të shërbimit të inteligjencës.

Agjencia theksoi se grupi u identifikua si pjesëmarrës në djegien e makinave dhe pronave gjatë protestave në janar dhe dyshohet se po planifikonte trazira të mëtejshme. Një burrë tjetër u arrestua në të njëjtën provincë, për të cilin zyrtarët theksojnë se po planifikonte një sulm të armatosur. 

Në Horamabad, në provincën Lorestan, policia publiko se kishte arrestuar një person që besohej se ishte i lidhur me Mosadin dhe se kishte sekuestruar pajisje elektronike dhe pajisje komunikimi nga shtëpia e tij. rq/

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан