Në Irak u rrëzua një aeroplan ushtarak amerikan për mbushje të karburantit, SHBA zbaton operacion shpëtimi
- Një aeroplan ushtarak amerikan i furnizmit me karburant u rrëzua në Irakun perëndimor, në një incident për të cilin Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se ka marrë pjesë edhe një aeroplan tjetër, por nuk ishte rezultat i zjarrit armiqësor ose miqësor.
Bagdad, 13 mars 2026 (MIA) - Një aeroplan ushtarak amerikan i furnizmit me karburant u rrëzua në Irakun perëndimor, në një incident për të cilin Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se ka marrë pjesë edhe një aeroplan tjetër, por nuk ishte rezultat i zjarrit armiqësor ose miqësor.
SHBA sistemoi një numër të madh të aeroplanëve në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në operacionet kundër Iranit.
Në kumtesë, Komanda qendrore e SHBA-së kumtoi se zbaton një operacion shpëtimi pasi u rrëzua një aeroplan amerikan për mbushje me kaburant KS-135. Aeroplani tjetër zbriti i sigurt.
"Incidenti ndodhi në një hapësirë ajrore miqësore gjatë operacionit "Epski bes", citohet në kumtesë, duke e shfrytëzuar emrin kodues ushtarak për operacionin amerikan kundër Iranit.
Zyrtari amerikan, duke folur nën kushtin të mbetet anonim, tha se edhe aeroplani i dytë i përfshirë në incident ishte gjithashtu KS-135 dhe se në atë që u rrëzua kishte gjashtë pjesëtarë të armatës.
Rezistenca islamike në Irak, një grup i fraksioneve të armatosura të mbështetur nga Irani, e mori përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit ushtarak amerikan për mbushje të karburantit, grupi në kumtesë citoi se e ka rrëzuar aeroplanin KS-135 "në mbrojtje të sovranitetit dhe hapësirës ajrore". sa/
Foto: Iks