Në Gjevgjeli tribunë në kuadër të fushatës "Zëri që e dëgjojmë - më e mira e Maqedonisë"
- Në Komunën e Gjevgjelisë sonte në ora 18 do të mbahet tribunë në kuadër të fushatës "Zërin që e dëgjojmë - më e mira e Maqedonisë".
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Në Komunën e Gjevgjelisë sonte në ora 18 do të mbahet tribunë në kuadër të fushatës "Zërin që e dëgjojmë - më e mira e Maqedonisë".
Fushata "Zërin që e dëgjojmë - më e mira e Maqedonisë" filloi më 18 mars nga komuna e Bosilovës.
Siç paralajmëroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, do të vizitohen mbi 30 komuna dhe më shumë se 120 vendbanime.
Qëllimi është të dëgjohen qëndrimet dhe nevojat e bujqve, të prezantohen politikat e deritanishme dhe masat e sektorit, si dhe të diskutohet për sfidat aktuale. bsh/
Foto: MIA Arkiv