Në Gjenevë filluan negociatat ndërmjet Iranit dhe SHBA-së
- Në Ambasadën e Omanit në Gjenevë filluan negociatat indirekte ndërmjet Iranit dhe SHBA-së, me shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësuesit të Omanit, njoftoi radio shtetërore iraniane.
Gjenevë, 17 shkurt 2026 (MIA) - Në Ambasadën e Omanit në Gjenevë filluan negociatat indirekte ndërmjet Iranit dhe SHBA-së, me shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësuesit të Omanit, njoftoi radio shtetërore iraniane.
Delegacioni iranian udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, ndërsa SHBA-ja përfaqësohet nga i dërguari i posaçëm, Stiv Uitkof dhe dhëndri i presidentit amerikan, Xhared Kushner.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë deklaroi se do të përfshihej indirekt në negociata.
"Do të jem i përfshirë në ato bisedime në mënyrë indirekte dhe ato do të jenë shumë të rëndësishme. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë", theksoi Trampi.
SHBA-ja me vite është përpjekur ta pengojnë Iranin të pajiset me armë bërthamore. Teherani pretencon se programi i tij bërthamor është për qëllime civile.
Më herët, Teherani kumtoi se ishte gati të diskutonte kufizimet në programin e tij bërthamor nëse SHBA-ja është e gatshme të heq sanksionet ekonomike. Por Irani nuk është i gatshëm të negociojë për çështje të tjera, të tilla si kufizimi i arsenalit të tij raketor ose ndërprerja e mbështetjes për grupet e armatosura në rajon.
Foto: DPA