Në FSSHM dialog për rritjen e rrogave në shëndetësi
- Në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë së Veriut sot u mbajt takim për rritjen e rrogave në shëndetësinë publike, kumtoi drejtori i FSSH-së, Dasho Klekovski.
Shkup, 18 shkurt 2026 (MIA) - Në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë së Veriut sot u mbajt takim për rritjen e rrogave në shëndetësinë publike, kumtoi drejtori i FSSH-së, Dasho Klekovski.
"Në takimin me Gjogji Stavridis dhe Ljubisha Karanfillovski nga Sindikata e pavarur për shëndetësi dhe Predrag Serafimovski dhe Pero Spirov nga Sindikata e pavarur e Qendrës klinike biseduam për modelet e rritjes së rrogave në shëndetësinë publike", theksoi Klekovski në Fejsbuk.
Në periudhën e ardhshme do të bëhen analiza financiare, në bazë të të cilave do të vazhdojë dialogu.
Në takim u bë fjalë edhe për nevojën e konstatimit të përfaqësimit të sindikatave në shëndetësi, marrëveshje e re kolektive për shëndetësinë dhe për përballje me paditë e të punësuarve kundlr institucioneve shëndetësore publike dhe pasojave negative. ab/
Foto: МIА