Në Florida takim mes Dimitriev dhe Vitkof
- Një delegacion rus i udhëhequr nga i dërguari special i Kremlinit, Kiril Dmitriev, është takuar me një delegacion amerikan në Florida, deklaroi i dërguari special i SHBA-së, Stiv Vitkof.
Uashington, 12 mars 2026 (MIA) - Një delegacion rus i udhëhequr nga i dërguari special i Kremlinit, Kiril Dmitriev, është takuar me një delegacion amerikan në Florida, deklaroi i dërguari special i SHBA-së, Stiv Vitkof.
Ai në platformën Iks njoftoi se delegacionet diskutuan "tema të ndryshme" dhe ranë dakord të "mbajnë kontakte".
Ndërsa Dmitriev, gjithashtu në Iks, falënderoi Uitkof, dhëndrin e presidentit amerikan, Xhared Kushner dhe këshilltarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Gruenbaum, për takimin produktiv në Florida.
Të dy delegacionet diskutuan bashkëpunimin ekonomik Rusi-SHBA. mb/
Foto: MIA